Video/ Martesë nën pushtetin e bombave dhe një makinë si shtëpi, festa e trishtë e dy të rinjve në Gaza
Ibrahim dhe Narmin Abed më në fund vendosën të festojnë dasmën e tyre nën ‘pushtetin’ e bombave.
Çifti, i detyruar të braktiste shtëpinë e tyre në qytetin verior të Gazës, kërkuan strehim në shkollën UNRWA në Deir al-Balah në jug. Ata janë të martuar, por nuk kanë festuar kurrë.
Nusja Narmin thotë: “Ne kishim planifikuar ta bënim dasmën me festë por e shtymë për një muaj, pastaj për disa muaj të tjerë. Tani ata kanë vendosur të bëjnë një festë edhe pse në mënyrë spartane sipas rrethanave të luftës.”
“Doja të bëja një dasmë të madhe, por nuk kemi para dhe ky është fati ynë, kështu është”- shpjegon Narmin. Pas ceremonisë së martesës, çifti i ri u drejtua drejt një makine që ishte bërë shtëpia e tyre.
(Kliko këtu për të parë videon)
AlbaniaWeb.net