Thu, Nov 28, 2024

Stabilizohet situata në veri të Kosovës, KFOR tërheq të gjitha njësitë nga ndërtesa e komunës së Zveçanit

  • PublishedFebruary 25, 2024

Në fillim të vitit të kaluar, NATO-ja kishte njoftuar për shtimin e 700 trupave të këtij batalioni në veri, pas rritjes së dhunës dhe tensioneve në këtë pjesë të vendit.

Tensionet në veri të Kosovës filluan të rriten më 26 maj 2023, kur serbët në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok kundërshtuan hyrjen në ndërtesa komunale të kryetarëve të rinj shqiptarë – të zgjedhur në zgjedhjet e prillit të atij viti.

Këto votime ishin bojkotuar nga serbët lokalë dhe partitë serbe.

Dhuna kulmoi në Zveçan më 29 maj 2023, kur protestuesit serbë u përleshën me forcat e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR. Dhjetëra ushtarë dhe protestues u plagosën gjatë përleshjeve.

KFOR-i ka aktualisht mbi 4.400 ushtarë në Kosovë./ rel