U kritikua ashpër pasi pranoi dhunën mbi të dashurën, reagon Shpat Kasapi
Këngëtari i njohur Shpat Kasapi, ka qënë para disa kohësh i ftuar në emisionin “E Diell”, ku pohoi se ka ushtruar dhunë ndaj ish-të dashurës. Për rubrikën “Mos i bjer me Top” të Ronaldo Sharkës, Kasapi është shprehur se u kthye në një person të dhunshëm gjatë moshës 25-26 vjeçare, për shkak të xhelozisë së tepërt.
“Ka qenë një moment i caktuar kur kam qenë i ri. Ka qenë e vërtetë diçka, xhelozia e tepërt bën të vetën”, deklaroi Shpati në intervistën e dhënë.
Kjo deklaratë e këngëtarit u përball me kritika të ashpra jo vetëm nga publiku por edhe nga personazhe të njohur publik. Ndërsa në një intervistë të dhënë së fundmi, Shpati është shprehur se deklarata e tij është keqkuptuar, ndërkohë që ka kërkuar edhe ndjesë publike.