Sun, Oct 13, 2024

Vajzat këshillojnë banoren e re për Meritonin: Trazo ujërat !

  • PublishedFebruary 26, 2024

Pasditen e sotme, vajzat e shtëpisë kanë këshilluar banoren e re, Sara Karaj-n, sesi të futet në lojë.

Sipas vajzave, Meritoni i cili ka krijuar tanimë një lidhje me Ilnisën, është një person që shpërqëndrohet lehtë, dhe për këtë këshillojnë Sarën të hyjë mes çiftit në mënyrë që të trazojë ujërat mes tyre.

Ishte Roza ajo që tha: Unë po ta jap si këshillë, nëse do me u fut është momenti të trazosh ujërat mes Meritonit dhe Ilnisës.

Sakaq në anën tjetër është parë që mes çiftit janë krijuar debate që prej hyrjes së Sarës në shtëpi, ku Ilnisa shpeshherë ka shfaqur shenja xhelozie.