Sat, Oct 12, 2024

Tritol në banesën e 35-vjeçarit që vrau fqinjin dy javë më parë

  • PublishedFebruary 26, 2024

Një lëndë plasëse tritol e hedhur nga një person i paidentifikuar, ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në shtëpinë e 35-vjeçarit Ilir Koçilja në Durrës.

Ilir Koçilja është personi i cili dy javë më parë vrau me thikë fqinjin e tij, 45-vjeçarin Halil Koka, pas një sherri për vendparkimin e automjetit.

Tritoli dyshohet se është hedhur në shenjë hakmarrjeje, apo si një mesazh për vrasjen e Halil Kokës dy javë më parë.

Nuk raportohet për të lënduar veçse disa dëme materiale.