Sat, Nov 23, 2024

“Vuçiç, bashkëpunëtor i Millosheviçit, kasapit të Ballkanit”/ Zeka kap “mat” deputeten ukrainase: Pse nuk e njihni pavarësinë e Kosovës?

  • PublishedFebruary 27, 2024

Kira Rudik, deputete dhe njëherazi kryetarja e partisë opozitare ukrainase “Golos”, në një lidhje live për “Zona Zero” në kuadër të vizitës së Presidentit Vlodimyr Zelenskyt në Tiranë, është ndalur shkurtimisht edhe mbi deklaratat e ambasadores se Ukraina nuk do ta njohë pavarësinë e Kososvës.

E pyetur në mënyrë të drejtpërdrejtë mbi këtë çështje, Rudik theksoi se “lufta tregoi se cilët janë miqtë tanë të vërtetë, ashtu sikurse tregoi se kush janë shtetet që po influencohen nga propaganda ruse dhe nuk po mbajnë qëndrimin e duhur”.

Sipas Rudik, Ukraina ndodhet në një pozicion të ndërlikuar për momentin dhe se ajo nuk ishte në dijeni të deklaratave të ambasadores, mirëpo do të mbajë një qëndrim publik në referencë të kësaj problematike.

“Si një vend që synon të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian ne planifikojmë të jemi miq dhe të punojmë drejt lidhjes së miqësisë me çdo shtet që na mbështet. Nuk kam qenë në dijeni të këtyre veprimeve nga Ambasadorja, por unë do të mbaj një qëndrim publik ndaj kësaj”- tha Rudik.

Pjesë nga biseda:

Zeka: Deputete, gazetarët botëror në të kaluarën e kanë konsideruar me të drejtë Sllobodan Millosheviçin si kasapin e Ballkanit. Presidenti i Serbisë është bashkëpunëtori më i ngushtë i Millosheviçit dhe njeriu që kundërshton çdo kërkesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për të vënë sanksione ndaj Putinit dhe Rusisë. Ndërkohë që Kosova, një shtet relativisht i ri, vazhdon përmes sanksioneve dhe protestave që të mbështes fuqishëm Ukrainën. Pse Ukraina nuk e ka pranuar akoma pavarësinë e Kosovës dhe si ka mundësi që Ambasadori i Ukrainës në Tiranë, sikurse bombat e Putinit që lëndojnë fëmijët tuaj në Ukrainë, ajo jo më larg se dje ka lënduar qindra njerëz të cilët kanë marrë mesazhin e saj se Ukraina nuk e ka fare në plan të njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës? Ku jeni ju në këtë mes, do të merrni ndonjë iniciativë në parlament.

Rudik: Në parlament ne kemi grupe të ndryshme kolegësh që po punojnë së bashku për të njohur të gjithë miqtë tanë dhe të bëjmë diferencimin midis atyre që na mbështesin, nga ata popuj apo shtete që nuk e mbështesin luftën tonë kundër Rusisë. Një prej organizatave mbështet Kosovën dhe unë personalisht kam shumë miq deputetë dhe planifikoj që të vizitoj Prishtinën pas disa muajsh, ku do të flasim për organizatën “Liberale” ku ne do të flasim për nevojat kryesore. Pozicioni i shtetit tonë është i ndërlikuar për momentin. Unë jam kryetare e një partie opozitare, por mendoj se lufta tregoi të mirën nga e keqja, tregoi se cilët janë miqtë tanë të vërtetë, ashtu sikurse tregoi se kush janë shtetet që po influencohen nga propaganda ruse dhe nuk po mbajnë qëndrimin e duhur.

Si një vend që synon të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian ne planifikojmë të jemi miq dhe të punojmë drejt lidhjes së miqësisë me çdo shtet që na mbështet. Nuk kam qenë në dijeni të këtyre veprimeve nga Ambasadorja, por unë do të mbaj një qëndrim publik ndaj kësaj.


AlbaniaWeb.net