Wed, Nov 27, 2024

“Kryvi”/ U arrestua sot në Emiratet e Bashkuara, mesazhi që Denis Brajoviq i dërgoi Ervis Martinajt pasi vrau Ndue Gjinin

  • PublishedFebruary 27, 2024

Denis Brajoviq, i cili u arrestua sot në Emiratet e Bashkuara Arabe, ekzekutoi Ndue Gjinin në gusht të vitit 2020.

Sipas përgjimeve në aplikacionin “SKY”, që dolën gjatë “Metamorfozës”, vrasja u organizua nga Behar Bajri. Ekzekutimin e kreu Brajoviq, i cili pasi “kreu me sukses” punën që iu ngarkua, i shkroi fillimisht Bajrit, duke e informuar dhe duke kërkuar që Edmond Preka që i siguroi transportin, ta priste, pasi “ishte afër”. Më pas, ai i shkroi Ervis Martinajt. Me mesazhin “Kryvi”, e bëri me dije se vrasja ishte kryer.

Pjesë nga përgjimet:

Behari i kërkon që, të mbaj telefonin hapur dhe mos të dalë atje deri sa të kryejnë punë dhe beson që 99% për një orë do të kryejnë punë.

Edmondi i shprehet që, pa më thënë ti nuk del ai se 5 minuta i duhet me shku tek ura. Behari i tregon që, sa të kryhet ky, ikën ai kurva i Tiranës sepse kështu e kam lënë me të, me ndërrim.

Edmondi shprehet që, “Zeqoja” 5 minuta vonon me dal te ura dhe ju gjen një shtëpi me nejt. Behari i kërkon që, kur ti marri “Zeqoja” tju gjej një vend të sigurt deri nesër mbrëma dhe vij i marrë unë.

Edmondi i shprehet që, pa merak tek kjo pjesë.

Në orën 00.27 shtetasi Ervis Martinaj duke përdorur NP8LS4 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. (Në këtë bashkëbisedim figurojnë të regjistruara vetëm bisedat e shkruara nga shtetasi Denis Brajoviq). Denisi i shkruan, he vëlla, më shkruaj këtu se jam duke lënë cel në shqip, tu dal jam, prit tvi.

Në orën 00.53 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Denisi i shkruan “jo, po vim”.

Në orën 01.33 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e G8KC24 i identifikuar si Edmond Preka. Behari i shkruan duke i thënë që, për 40 minuta kryejnë punë 100%.

Edmondi shprehet duke i thënë, ishalla, don zoti i madh.

Në orën 01.54 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Denisi i shkruan Beharit “para e kemi”.

Në orën 01.58 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e G8KC24 i identifikuar si Edmond Preka. Behari i shkruan që, për 10 minuta, mos flej se po kryen dhe Edmondi i shprehet që, jo jo.

Në orën 02.02 shtetasi Behar Brajovig duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Denisi i shkruan Beharit, “kryvi”, jemi në Bushat dhe të na presi aty ai, se jemi afër.

Në orën 02.03 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e G8KC24 i identifikuar si Edmond Preka. Behari i shkruan,…kryvi, tash thuaj “Zeqos” që të jetë gati.

Edmondi shprehet, shyqyr dhe gati është, më thuaj, ti them kur të jenë afër. Behari i tregon që, ato janë në Bushat dhe te dali ai, afër urës janë.

Në orën 02.06 shtetasi Ervis Martinaj duke përdorur NP8LS4 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Denisi i shkruan, kryvi

Në orën 02.09 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e G8KC24 i identifikuar si Edmond Preka. Edmondi i tregon Beharit që, aty është “Zeqo” dhe e pyet nëse janë duke ardh bri malit, qe të futet pak me makinë.

Behari i tregon që, janë rrugës vjetër

Në orën 02.24 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pëllumb Gjoka. Ky i fundit i tregon që ishte në gjumë ndërsa Behari i tregon që kry, tani presim atë tendin, atë që deshti al u krv, Gilnin deshti ai…

Pëllumbi shprehet…ok vella, kjoft me zotin, futja gjumit…

Në orën 02.25 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e G8KC24 i identifikuar si Edmond Preka. Edmond Preka i shkruan Beharit që, u bënë bashkë dhe kur te shkojnë në shtëpi do të them.

Në orën 02.25 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Denisi i shkruan, “hypem, u takum”. Në orën 02.43 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e G8KC24 i identifikuar si Edmond Preka. Edmond Preka i shkruan Beharit, “në rregull vlla, po flej”


AlbaniaWeb.net