Wed, Nov 27, 2024

“E kam parë dhunën vetë”, nëna e Blerinës flet për sjelljën e Pëllumb Metës: Vajzës sime ia ka deformuar hundën, e ka goditur 100 herë…

  • PublishedFebruary 27, 2024

Nëna e Blerinës, Sanija, ka dhënë një intervistë për gazetaren e AlbaniaWeb.net, Dorjana Bezat, ku ka folur për dhunën që Pëllumb Meta ushtronte ndaj vajzës së saj.

Sipas saj Pëllumbi rrihte të bijën për gjëra të kota dhe pa rëndësi dhe se hundën ia ka deformuar, pasi herë pas here e kur e dhunonte, e godiste në hundë.

Sanija: Kapej për gjëra të kota, ashtu i thotë mendja, s’ke çfarë i bën më, derisa ka shkuar ngjarja deri tani. Burri thoshte nuk ka nga shkon gruaja, nuk ka nga ik. Blerina nuk më ka treguar asnjë gjë, as më rrahu, as më torturoi. Ata veç nëse kanë pasur ndonjë gjë mes babë e fëmijë, pale sesi. Nuk di gjë. Pëllumbi ishte mjaft i prapë, atë nuk e linin nervat të binte. Nëse i blinte ndonjë byrzylyk apo ndonjë gjë, bukur, pas pesë minutash mund ta rrihte. Pse e le atje, pse nuk e le aty, pse filnaxhinin aty, pse gotën atje, veç kur të të rrihte. Dhunën e kam parë vetë, hundën e ka të deformuar, duke e goditur 100 herë në hundë.


AlbaniaWeb.net