Wed, Nov 27, 2024

“Ma bëri borxh”/ U dënua për vrasjen e vjehrrës, Sanije Tuga lutet për nipërit që ekzekutuan babanë të mos bëjnë burg si ajo: Kur s’të ndihmon kush…

  • PublishedFebruary 27, 2024

Sanije Tuga tregon se me nipërit, që dyshohet se kanë vrarë babanë, ka pasur raporte të afërta dhe marrëdhënie të mira.

Në një intervistë ekskluzive me gazetaren Dorjana Bezat, Sanija, e cila vetë ka vuajtur dënimin me burg për vrasjen e vjehrrës dhe plagosjen e burrit, lutet që nipërit të lirohen.

“Me fëmijët e Blerinës, kam pasur marrëdhënie shumë të mirë. Ata janë shumë të dashur, veçse nuk u del koha të vijnë, duhet të vijnë më shpejtë. Burgu është shumë i keq. Edhe për të vjetrit ëshgtë shumë i keq, jo më për të rinjtë, që duan shumë punë, shumë disiplinë. Tani, nuk e di, vetëm shpresoj që ata të mos bëjnë burg. Nëse e kanë vrarë babanë, atë e di gjykata. Por kur kërkon ndihmë, edhe s’të ndihmon kush, vetëm ajo ngel (vrasja)”.

Duke folur për vrasjen e vjehrrës, gjyshes së Blerina Metës, në maj të vitit 2010, Sanija shprehet se “ia kishte bërë borxh” dhe pas ngjarjes, fëmijët e falën.

“Nuk kam kërkuar ndihmë, por ma ka bërë borxh shumë herësh. Fëmijët ma kanë falur, si jo”.


AlbaniaWeb.net