Sat, Nov 30, 2024

Meloni për shtypin e huaj: Gjëja që dua pas vajzës sime është Italia! Kam humbur zgjedhjet në Sardenjë, nuk është dita më e mirë

  • PublishedFebruary 28, 2024

“Më ftoni ditën që humbas zgjedhjet në Sardenjë , po bëj edhe Kreshmën dhe as hallet nuk mund t’i mbyt në alkool. Kështu që nuk është dita më e mirë për të pritur simpati dhe lumturi nga unë”, ishte kjo deklarata me humor e kryeministres Giorgia Meloni.

Ajo tha këtë fjalim me një buzëqeshje gjatë një takimi me korrenspodentët e shtypit të huaj në Romë.

“Koha është ajo që u ka munguar qeverive italiane: Këtij kombi i duhet stabilitet, për të dhënë përparësi investimeve, për të pasur një strategji, për të qeverisur fuqitë ekonomike. Demokracia shpërblehet, nuk ka rrezik autoritarizmi.

Me reformën e kryeministrisë, ajo që do të doja të bëja është që qytetarët të zgjedhin partinë që dëshironin për të qeverisur.

 “Unë e konsideroj veten një person të respektueshëm dhe të mirë dhe e di që nuk duhet të nënvlerësojmë kurrë ligësinë e mundshme të një njeriu të mirë që është i detyryar të jetë i keq”, shtoi kryeministrja në darkën e korrespondentëve të shtypit të huaj, duke shpjeguar se gjërat që e bëjnë atë të zemëruar më së shumti janë “pabesia, poshtërimi dhe humbja e rastësishme. “Më ndodh shpesh, le të themi se ky vit nuk ka nisur shumë mirë”, u shpreh ajo.

 “Unë jam një gazetar si ju” vazhdoi Meloni, “por mbi të gjitha jam një person që dy të tretat e ekzistencës i ka kushtuar angazhimit politik, të cilin e konsideroj si formën më të jashtëzakonshme të angazhimit civil. Nuk do ta kisha imagjinuar kurrë të mbërrija në Palazzo Chigi. Nuk më pëlqen të jem atje dhe mund të qëndroj më gjatë se të tjerët pikërisht për këtë arsye. Një nga bashkëpunëtorët e mi thotë se motoja ime është ‘do të vdesim të gjithë’: Nuk jam optimist, e shoh gjithmonë gotën gjysmë bosh, por duke parë gjithmonë skenarin më të keq të mundshëm, unë jam në gjendje t’i trajtoj të gjithë skenarët.”

“Inatosem nëse Italia nuk respektohet, ktheji besueshmërinë”

“Gjëja që dua më shumë pas vajzës sime”, tha ajo, “është kombi im dhe më zemëron që Italia nuk respektohet. Si patriot kam vuajtur nga një Itali e përbuzur, e konsideruar joserioze dhe e pabesueshme. I vura vetes synimin për të rivendosur besueshmëria për këtë komb, për të përmbysur një histori që ndonjëherë është edhe instrumentale: spageti dhe mandolina Italia, Italia të cilës nuk mund t’i besosh”.


AlbaniaWeb.net