Wed, Nov 27, 2024

“Juli më shiti, zgjodhi Ilnisën”/ Disa orë pas daljes nga shtëpia, Gaz debat me të ftuarit: Pse më quajti besëprerë kur i qëndrova besnik

  • PublishedFebruary 28, 2024

Gazi: Kur je në karrige ti nuk e di si luhet loja brenda. Unë i kam të gjitha të qarta. Vetë Juli kur i tha Arbri që duhet të bëni humor jo vetëm debate, ai tha që e kemi bërë.

Eduart Deda: Si filozofi ti ishe lojtar i jashtëzakonshëm, por në momentin që del… dhe tha në prime jam censuruar

Gazi: Unë nuk thash këtë, në prime është parë e arsyeshme të shihet një sherr

Eduart Deda: Ti je i palumtur sot që ke dale, ndërkohë që duhet të ishe i lumtur.

Gazi: Jo nuk është e vërtetë.

Eduart Deda: Ai thotë që nuk janë transmetuar

Balina Bodinaku: Unë nuk mendoj se doje të dilje mbrëmë

Gazi: Unë doja të dilja mbrëmë

Eduart Deda: Ti u zemërove shumë dhe nise direkt konfliktet me Julin. Problemi kryesor i yti, që vijmë edhe tek gjëja tjetër pse ke dalë sot, interpretimi është i gjithi.

Gazi: Unë jam mërzitur me videon, sepse u dha vetëm e imja. Kur unë kam pasur debatin më të fortë me Ilnisën, Juli më ka shitur në prime. Ai tha se Gazi është besëprerë, unë Ilnisën e kisha kryqëzuar, ndërsa ai më shiti. Të nesërmen i thashë hajde bëjmë xhiron, dhe i kërkova të ma shpejtonte. I thash ku jam unë dhe ku është Ilnisa në marrëdhënie me ty. Ai iu shmang, nuk ma tha. Atëherë i thash, po bën lojtarin. Direkt kam ndenjur duke skanuar sjelljet e tij.

Balina Bodinaku: Deri diku jam në një mendim me ty.


AlbaniaWeb.net