“Pse kaq bujari me Italinë”? Rama replika me gazetarin italian: Çështja e kostove i përket Italisë…
Kryeministri Edi Rama është përfshirë në një diskutim me një gazetar italian gjatë pritjes së liderëve të rajonit në tapetin e kuq përpara “Pallatit të Kongreseve”.
I pyetur se pse ishte kaq bujar me Italinë për marrëveshjen e emigrantëve të nënshkruar me Melonin, duke qenë se ka një kosto prej 100 milionë eurosh, Rama theksoi se kjo është çështje e Italisë.
Replika Rama-gazetari italian:
Gazetari: Pse kaq bujari me Italinë?
Rama: Pse jo.
Gazetari: Kjo bujari ka një kosto prej 100 mln euro në 5 vjet për sigurinë qe duhet të garantojë policia shqiptare jashte kampeve.
Rama: Çështja e kostove është çështje e Italisë dhe merret ajo.
Gazetari: A rrezikon që pas 5 vitesh kur mbaron kjo marrëveshje, nëse ka tjetër qeveri në Shqipëri, marrëveshja mund të anulohet?
Rama: Nuk mund ta parashikoj.
AlbaniaWeb.net