Erjola gatoi ‘hallvën e vdekjes’ për çiftin/ Reagon Ilnisa e përlotur
Një plan i thurur ditën e djeshme erdhi prej Julit, Ledjonës dhe Erjolës, ku kjo e fundit ka ngritur një ‘kurth’ për t’u shtirur si mikesha e Ilnisës.
Marrëdhënia mes dy vajzave në fjalë nuk ka qenë e mirë, ku kanë pasur zënka dhe debate të shumta mes njëra-tjetrës, përfshirë këtu dhe Meritonin. Plani për ‘kurth’ ka nisur pas një ‘zemërimi’ që Erjola pati në ‘Prime’ me çiftin, ku Ilnisa së bashku me Meritonin lanë të kuptohej se ky i fundit ka patur momente flirtimi me Erjolën.
Ditën e sotme Erjola ka gatuar një hallvë, ku sigurisht shumë prej banorëve të tjerë e kanë marrë si një lloj batute. Teksa Ilnisa e ka pyetur lidhur me atë që ajo po gatuante Erjola i përgjigjet : ‘Natën kur pashë klipin u preka. E patë reagimin tim. U ula me ty më dole në shteg. Vura veten në një test, e di që deri dje nuk e kishe kuptuar afrimitetin tim me ty. Unë u afrova me ty për të të vënë në lojë ty dhe Meritonin. Një person që u prek, iu cenua burrëria… Ti ma jep dorën për lojë, sapo i thashë Julit që ti përdor vajzat. Hakmarrjen do të ta servir në një pjatë të ftohtë… Si lojtare s’do ta bësh gjumin rehat, si banore po iki të ta ha hallvën. Figurativisht, për mua ke vdekur.’
Ky veprim nuk është pritur mirë prej Ilnisës e cila është prekur dhe thotë se ai veprim nuk duhet të bëhej nga ana e Erjolës pasi këtë format e shikon edhe vajza e saj.
Më tej ajo shprehet se loja dhe ofendimet e saj kanë qenë brenda kufijve dhe nuk i ka uruar vdekjen askujt në asnjë moment.
E përsa i përket Erjolës, ajo është shprehur se nuk pendohet për atë që ka bërë dhe thotë se sa të jetë në “BBV3” do t’ia nxi jetën Ilnisës pasi ajo i ka hyrë në hak.