Detajet/ Mekanizmi i dëbimeve, avioni Stansted- Rinas sjell 47 shqiptarë “pako postale”
Ministria e Punëve të Brendshme angleze Home Office vijon dëbimin e shqiptarëve ilegalisht në Britaninë e Madhe përmes fluturimeve speciale.
AlbaniaWeb.net mëson se avioni Airbas 321-211 i kompanisë së kontraktuar Titan, solli mesditën e kësaj të enjteje 47 shqiptarë.
Ata nuk kishin leje qëndrimi në Angli ndërkohë mes tyre kishte edhe persona që mbaruan dënimet në burgjet angleze për armëmbajtje pa leje, trafik droge dhe zjarrvënie të qëllimshme.
Pavarësisht dëbimeve të përjavshme të atyre që mbarojnë dënimet vendet që ata lihen bosh zihen shumë shpejt nga të tjerë shqiptarë.
Çdo ditë në gjykatat magjistrale të shkallës së parë dhe ato të tjerat Crown Courts cdo ditë dalin shtetas shqiptarë.
Më së shumti për krime që lidhen për prodhim kanabisi apo shitje dozash kokaine.
Nuk kungojnë rastet e krimeve të rënda ai vrasje, pengmarrje, përdhunime, trafik emigrantësh apo për përfshirje në konspiracione trafiku kokaine.
Për të përfituar dënime të lehta ata pranojnë akuzat në seancën e parë e më pas futen në listat e Home Office si kontingjent për tu dëbuar.
Ky është një tjetër tregues se përse Home Office mundet të sjellë çdo të enjte një charter me shqiptarë të dëbuar.
Aktualisht në paraburgim apo si të dënuar janë 1330 shqiptarë, duke shënuar nacionalitetin e huaj me numrin më të madh të personave në burgjet angleze dhe ato të Uellsit.
Të dhënat e Ministrisë së Drejtësisë angleze, tregojnë se deri në shtator 2023 për dënimet nga Anglia si emigrantë pa dokumentacion dhe për kthimet vullnetare shqiptarët ishin të parët 4,634 persona me (20%) pasuar nga Indianët (15%) dhe Brazilianët (12%).
Statistikat tregojnë se numri shqiptarëve të kthyer u rrit me katër herë më shumë në 2023 krahasuar me 2020. Kjo pas marrëveshjes bilaterale të pranimit mes Anglisë dhe Shqipërisë.
AlbaniaWeb.net