Gripi nuk po ikën! Çdo javë janë 15,478 raste të prekur. Fëmijët po e vuajnë më shumë
Si asnjëherë tjetër në fund të muajit shkurt vendi ynë nuk ka pasur këtë situatë të rënduar gripale, gjë e cila konfirmohet edhe nga mjekët pediatër të cilat kanë fluks të shtuar të fëmijëve të vegjël që kërkojnë ndihmë mjekësore që nga fundi i muajit dhjetor dhe pa u ndalur edhe këto ditë të fundit të muajit kur në fakt pritej përmirësimi i situatës.
Edhe të dhënat më të fundit që vijnë nga Instituti i Shëndetit Publik është se ka një qëndrueshmëri të kurbës së infeksioneve respiratore cila duket në këtë grafik që pas një zbritje që kishte pësuar dy javë më parë.
Nga Instituti i Shëndetit Publik raportohet se janë 15,478 raste me infeksione respiratorë në javën e 8 të këtij viti.
Dhe sikundër duket në këtë grafik e krahasuar kjo me një vit më parë kur kurba ka qenë në zbritje gjatë 2024 vihet re një qëndrueshmëri e saj.
Madje në qytete si Durrësi, Vlora, Korça, Berati, Lezha e të tjerë ku vihet re rritje e numrit të rasteve të prekura ndërkohë që Tirana ka një rënie të lehtë por sërish ka shumë të prekur.
Edhe pse infeksionet respiratorë kanë prekur të gjitha grupmoshat ata që po e hasin më shumë janë fëmijët e vegjël nga 1 deri në 4 vjeç por edhe ata të moshës shkollore gjë e cila konstatohet edhe mësuesit nëpër shkolla të cilët konstatojnë mungesat e shumta të nxënësve.
Por krahas viruseve të gripit ka një rritje të lehët edhe të fruthit në vendin tonë. Ka mbërritur në 31 numri i fëmijëve të infektuarve më fruth dhe ajo çfarë e bën problematikë situatën është se në vendin tonë ka një numër të lartë personash të pavaksinuar ndaj kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse. Vetëm në Tiranë përllogariten të jenë afro 13 mijë të pavakasinuar.
E kur virusi i fruthit gjen të pavaksinuar krijon vatra të reja duke rrezikuar jo vetëm ata prindërit e të cilëve kanë refuzuar vaksinën por edhe foshnje të vogla të ciklet ende nuk kanë mbushur moshën e vaksinimit.
AlbaniaWeb.net