Vrasja e Liridonës/ Kërkohet largimi i prokurorëve, po mbajnë peng motivin! Gazetari: Nuk paraqet më lajm në Kosovë…
Gazetari kosovar Rit Berisha i ftuar në “Breaking” në Top News ka folur për hetimet e vrasjes së Liridona Ademaj.
Ai shprehet se ky rast po zvarritet shumë dhe duhet të ndërrohet ekipi hetues.
Rit Berisha: Do vijmë në situatën që me gjasë Këshillimi Prokurorial i Kosovës të ndërrojë trupin hetues. Nuk mund të zgjasë pafundësisht zbardhja e një ngjarje për të cilën hetimet e para nga organizatori i saj Naim Murseli dhe dy të tjerët që vijojnë paraburgimin, të na mbajnë peng i lajmeve, po zgjidhet, nuk po zgjidhet, cili është motivi etj. Këshilli Prokurorial i Kosovës, një trup që kontrollon prokurorinë duhet ta marrë seriozisht këtë rast dhe të ndërrojë ekipin hetues nëse është nevoja.
Fjori Dardha: Pse po e zvarrit prokuroria serbe dhe ekipi i saj këtë ngjarje?
Rit Berisha: Nuk paraqet lajm sot në Kosovë nëse prokuroria apo gjykata mund të influencohen nga grupet e jashtme sepse e thotë edhe raporti për Kosovën i BE-së duke vënë theksin tek kritikat që ka për një progres të pamjaftueshëm të zbatimit të ligjeve dhe të procesit të neglizhimeve të rasteve e kështu me radhë.
AlbaniaWeb.net