Tue, Nov 26, 2024

Miqësi apo diçka më shumë? Fatjoni i rrëfen Erjolës ndjesitë për Riken

  • PublishedMarch 1, 2024

Gjatë një bisede mes Erjolës dhe Fationit ata kanë diskutuar rreth marrëdhënies së tij me Riken. Nga ana e banorëve të tjerë shpeshherë është aluduar se Fationi ka një pëlqim kundrejt saj. Erjola e ka pyetur në lidhje me këtë dhe ai është përgjigjur duke thënë se nuk e sheh më shumë se shoqe.

Fation: Mos më ngacmo kot. Unë e kam shoqe shumë të mirë.

Erjola: Unë s’ju kam ngacmuar, edhe kur iu kanë ngacmuar të tjerët tek loja e rezistencës unë nuk flisja. Është e mirë si gocë.

Fation: Është pak grindavece, por është e mirë. Mua prandaj më pëlqen, nuk është bazike, ka ato intrigat e saj të bukura që të bën për vete.