“E kemi bërë zgjedhjen tonë, votojmë Fisnik Qosjan”, qytetarët e Kavajës: Mezi presim ndryshimin
Qytetarët e Kavajës duket se mezi e presin ndryshimin më 14 maj. Të lodhur e të mërzitur nga drejtimi i së majtës në bashkinë e tyre, ata i kanë kthyer sytë plot shpresë te kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Fisnik Qosja.
Të pyetur nga News24, ata thanë se është koha për rotacion politik dhe se në zgjedhjet e së dielës, do të votojnë kandidatin Fisnik Qosja.
Qytetarët thanë se e kanë bërë tashmë zgjedhjen e tyre për të votuar kandidatin e opozitës, me shpresën se do të jetë më e mira për Kavajën.