Sat, Nov 30, 2024

“Kam fjetur e urritur”/ Katy Perry rrëfehet për fëmijërinë

  • PublishedMarch 4, 2024

Ylli i muzikës pop, Katy Perry, së fundmi ka rrëfyer periudhën e vështirë të fëmijërisë. Pavarësisht se tani ka një vlerë prej 530 milionë dollarësh, ajo foli për rritjen në një shtëpi të varfër, ku prindërit e saj fetarë duhej të mbështeteshin në pullat e ushqimit për të përballuar jetesën.

“A doni të flasim për pulla ushqimore? Unë mund të flas për pullat ushqimore. Ju doni të flisni për dhurimet ushqimore? Unë mund të flas për dhurimet ushqimore”, tha ajo për mediat.

Fëmijëria e saj e vështirë ndikoi në dëshirën e saj për të bërë një ndikim të rëndësishëm jashtë karrierës së saj muzikore.

Kështu, së bashku me motrën e saj më të madhe, Angela Hudson, ajo themeloi Fondacionin ‘Firework’ me synimin për t’u dhënë fëmijëve të varfër akses në art.

Katy nuk ka lindur në një familje muzikore që kishte gjithë atë akses. Ajo punoi shumë për kaq shumë vite për të arritur këtu ku është”, kishte deklaruar më parë motra e saj.

Fondacioni ‘Firework’ tashmë ka pasur një ndikim të rëndësishëm.