Gaforrja, Akrepi, Peshqit: Nevoja juaj numër një në dashuri
Le të shohim se cila është gjëja më e rëndësishme për shenjat e ujit në një lidhje dashurie:
Gaforrja: Ju dëshironi të mbroni, por shumë më tepër të ndiheni të mbrojtur nga partneri juaj. Kjo krijon siguri për ju dhe shpreh për ju kuptimin e vërtetë të dashurisë. Besimi, përkushtimi, mbrojtja dhe një përqafim për t’u strukur janë thelbësore.
Akrepi: Pa ndershmëri dhe integritet, do të ndiheni bosh dhe të tradhtuar. Ju e vlerësoni qartë seksin e mirë si dhefshehtësinë. Ndjenja se mund t’i besoni partnerit tuaj sekretet tuaja është përbërësi kryesor për një marrëdhënie të ngushtë dhe të ndershme.
Peshqit: Josheni lehtësisht dhe futeni në lidhje dashurie. Por ajo që nuk mund të duroni është të merrni emocione negative gjatë gjithë kohës. Keni nevojë për dikë që është i hapur dhe i ndjeshëm dhe që ju shpreh dashurinë e tij. Gjithashtu duhet të jetë në gjendje t’ju ngushëllojë kur keni nevojë për të.