Shkodra ëndërron me Balaj, kapiteni po jeton një rini të dytë, rekord golash
“Pengu më i madh ka qenë dhe do të mbetet fakti që nuk arrita kurrë të fitoj titullin me Vllazninë”, kështu u shpreh Hamdi Salihi në një intervistë ekskluzive për “News24” një ditë përpara klasikes. Bekim Balaj, kapiteni i këtij ekipi, shpreson shumë që të ketë një fat të ndryshëm, shpreson dhe beson se mund të arrijë atë që nuk arriti dot Salihi dhe shumë yje tjerë që Shkodra ka nxjerr në këto 23 vite.
Balaj po përjeton një rini të dytë, po përjeton sezonin e tij më të mirë në karrierë teksa me dygolëshin e shënuar kundër Tiranës shkoi në kuotën e 15 finalizimeve, si kurrë më parë në karrierë, por as kaq nuk mjaftojnë për Balajn pasi për të Vllaznia dhe Shkodra i kanë dhënë më shumë se kaq.
Më 15 gola këtë sezon, Balaj kryeson listën e golashënuesve më të mirë, ndërsa ndjekësi më i afërt edhe shoku i tij në skuadër, Ildi Gruda me 8 gola.
()