Tue, Nov 26, 2024

E nxorrën veten ‘zbuluar’, ja kush është partneri i ri i Diola Dostit

  • PublishedMarch 4, 2024

Nutricionistja dhe ish-banorja e BBV2, Diola Dosti ka qenë gjithmonë e përfolur për jetën e saj private. Nënë e tre fëmijëve dhe e divorcuar nga ish-bashkëshorti Dardan Baftiu, Diola nuk ka ngurruar kurrë të flasë për të papriturat dhe sfidat e jetës.

Por duket se së fundmi jeta e saj ka marrë një kthesë të re për sa i përket dashurisë. Sipas mediave kosovare, Diola është duke shijuar një lidhje dashurie me biznesmenin Erolld Belegu.

Mediat në Kosovë thonë se dyshja janë parë të pandarë nga njëri-tjetri në kryeqytet kohëve të fundit. Sipas po të njëjtit burim, raportohet se Diola dhe biznesmeni frekuenton të njëjtat vende me të dhe dyshja duken mjaft të afërt nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Detaji i fundit që u vu re ishte postimi i një Instastory në vendin e njëjtë nga të dyja palët.