Françeska rrëfen mes lotësh traumat e fëmijërisë: Më kanë mbyllur në banjë
Pas përplasjes fizike mes Françeskës dhe Sarës, ku kjo e fundit tentoi ta shtynte drejt tualetit së bashku me veten, ka folur Françeska. Vajzat e tjera të shtëpisë kanë shkuar për ta mbështetur Françeskën. Me lot në sy ajo iu ka rrëfyer atyre se e ka traumë nga fëmijëria mbylljen në tualet.
Françeska: Iu kam thënë edhe para 4-5 ditëve kur po iu tregoja historinë time.
Rike: Unë e kuptova çfarë ndjeve ti.
Françeska: Unë i kam thënë Rikes që kur kam qenë adoleshente, kam qenë e bullizuar. Një nga gjërat që më kanë bërë, është që më kanë mbyllur në banjë. Më torturonin në banjo. Duket sikur unë jam viktimë, por nuk jam. Kam qenë dikur, tani jo më.
Më vonë ajo shprehet se këto gjëra nuk i ka biseduar kurrë as me familjarët e saj.
Françeska: Këto janë gjëra që as familjes time nuk ia kam treguar se janë të rënda. Dje mu rikthye ajo ndjesia.