Napoli, ankth për Rrahmanin, situata me lojtarin
Pas suksesit ndaj Juventusit, Napoli do të rifillojë nesër në mëngjes stërvitjen në Castel Volturno për t’u përgatitur për ndeshjen e radhës në kampionat kundër Torinos. Amir Rrahmani doli përpara kohe nga fusha mbrëmë, duke shqetësuar jo pak kampin e kampionëve të Italisë. Sipas asaj që bëhet e ditur, vlerësimi i situatës së lojtarit do të bëhet nesër.
Trajneri i napoletanëve, Calzona po pret me ankth përgjigjet e analizave, për të mësuar nëse Rrahmani do ia dalë apo jo për ndeshjen e Champions League të planifikuar për të martën e ardhshme kundër Barcelonës.
30-vjeçari ka luajtur 22 ndeshje këtë sezon në kampionat, madje ka realizuar edhe dy gola. Për Rrahmani është sezoni i katërt te kjo skuadër, teksa më parë është aktivizuar te Dinamo Zagreb dhe Verona.
(J.S/)