Mon, Nov 25, 2024

Greqia presion gjyqtares! Sulmohet pa asnjë fakt kryetarja e GJKKO, një ditë para vendimit për Belerin

  • PublishedMarch 4, 2024

Gjyqi i Fredi Belerit është kthyer në një lojë diplomatike mes Athinës dhe Tiranës prej disa muajsh.

Vazhdimisht në qendër të sulmeve ka qenë edhe gjyqtarja e çështjes, Irena Gjoka, e cila tani është vënë nën shënjestrën e disa portaleve greke. Së fundmi disa prej tyre kanë shkruar se gjyqtarja Gjoka ka qenë dikur në Greqi me letra të parregullta.

Qëndrim në kufijtë e absurditetit, sepse edhe nëse ka shkuar në Greqi me letra të parregullta, atë që e kanë bërë mijëra shqiptarë asokohe, kur iknin nga halli jo nga qejfi, kjo nuk provon sidoqoftë se gjykatësja ka faj pse Beleri bleu votat.

Ndërkohë portali në fjalë shkruan si të ishte një fletore e propagandës politike, pa dhënë asnjë fakt dhe duke e akuzuar gjykatësen e çështjes, si vegël të qeverisë shqiptare! Ky është rasti se si një vend anëtar i BE-së i bën presion drejtësisë shqiptare. Presion që ka ardhur edhe përmes kërcënimeve për çështjen e Integrimit, ku Greqia ka vendosur veton ndaj Shqipërisë. Madje ka ashpërsuar akoma më shumë retorikën për këtë çështje duke tentuar që të ndikojë mbi drejtësinë.

Sulmi ndaj gjyqtares erdhi një ditë para vendimit të gjykatës së posaçme ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.


AlbaniaWeb.net