“Inxhinierët vunë duart në kokë”, gazetarja për shpërthimin në Lushnjë: Inspektorati nuk kishte dijeni, bashkia nuk e pa që…
Gazetarja Dorjana Bezat, e ftuar në Top Story, tregoi disa detaje mbi shpërthimin e fortë të magazinës në Lushnjë, të deputetit Bujar Çela, ku humbën jetën babë e bir.
Sipas gazetares, në fokusin e hetimeve, dhe ajo që cilësohet si bazë kryesore, është se magazina është ndërtuar me material metalik, poshtë telave të tensionit të lartë.
“Ishte ndërtuar një magazinë me material metalik poshtë tensionit të lartë, inxhinierët kanë vënë duart në kokë. Ajo është linja që furnizon qytetin e Peqinit, linja rezulton të jetë 35 kv. Është tension i lartë dhe në strukturat metalike është i lartë. Duhet të ketë distancë të paktën 3 metra dhe jo vetëm që nuk ishte tre metra por ishte poshtë telave. Gjithashtu inspektorati nuk kishte dijeni që në këtë magazinë po punohej me bombula azoti. Një shpërthim i fortë që u dëgjua në të gjithë qytetin. Nëse do kishte dijeni, do shihej që këto bombula ngriheshin nga një vinxh, vetëm me një zinxhir. Hetimi vijon ende, deri tani kemi konstatuar tre vepra penale, një është ndërtimi i paligjshëm”, tha Bezat.
Pse inspektorati nuk e ka prekur zonën?
“Sepse bashkia nuk e ka parë që magazina është dyfishuar, ishte buzë rrugëz, në një zonë industriale. Personat që punonin me të nuk kishin asnjë kualifikim për të bërë saldime. Dëmet janë të konsiderueshme”, tha gazetarja.
AlbaniaWeb.net