Wed, Nov 27, 2024

Gazetarja i drejtohet zyrtarit të policisë: Nuk prisnit dot që të mbaronte BBV, pse u bë show? Curri ironik: Mund të quhej ‘arrest në shtëpi’

  • PublishedMarch 4, 2024

Arrestimi i bujshëm i Liam Osmanit, pak pasi u fut në shtëpinë e Big Brother VIP, mori vëmendjen e të gjithëve. 

Gazetarja Dorjana Bezat dhe analisti Arjan Curri, iu drejtuan Alket Shatro, Zv/drejtori për hetimin e krimit të organizuar dhe krimet e rënda, në Top Story, duke kërkuar të dijnë se pse nuk u arrestua më parë.

Shatra: Nuk është bërë shpallja në kërkim ndërkombëtar nga prokuroria.

Bezat: Pse nuk pritët që të mbaronte këtë eksperiencë, kë do mashtronte ai?

Curri: Mund të quhej arrest në shtëpi. Pse u bë në këtë mënyrë? Si spektakël

Shatro: Nuk ka lidhje spektakli. Më datë 27 ka hyrë, në 1 mars në Big Brother. Në momentin e parë që hyri, kemi marrë informacione nga burimet e drejtorisë policore.

Bezat: Ka dalë në çdo portal para se të hynte, nuk e bënit dot më parë arrestimin?

Shatro: Informacioni i parë është marrë pasi hyri. Ju garantoj që nuk ka lidhje me show.

Gazetarja Dorjana Bezat dha gjithashtu disa informacione më shumë për arrestimin e Liamit: “Histori është që në 2009, Liami ka kontaktuar me një agjenci për 17 bileta për një aktivitet të tij drejt Gjermanisë. Ka marrë këto bileta me vlerë 6 mijë e 300 euro. E njihte vlerën që duhet të kthente, por nuk është shlyer sepse nuk ka ardhur më në Shqipëri. Marrëdhëniet për borxhin zgjidhen në mënyrë civile. 2019 lë shtetësinë dhe në 2022 referohet dhe gjykohet si shtetas shqiptar. Mbiemri i kallëzueses i vihet të pandehurit. Është vënë emri në vendimin e gjykatës. Ky individ nuk ka pasur dijeni sepse nuk ka jetuar këtu. Si mund ti shmanget hetimit dhe gjykimit kur nuk ka pasur fare dijeni, kur është shfaqur para noterit dhe borxhin e ka njohur”.


AlbaniaWeb.net