Zgjati vetëm 5 ndeshje, Bejzade largohet nga Erzeni, a do të ulet Josa në stol?
Çudirat në futbollin shqiptar nuk kanë fund. Vendimi i radhës, jo pak befasues, vjen nga ekipi i Erzenit. Atëherë kur më pak pritej, përpara një sfidë shumë delikate si ajo kundër Vllaznisë në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë, klubi shijakas vendosi të ndërpres bashkëpunimin me Skerdi Bejzaden, një trajner që mori drejtimin e ekipit më datë 8 shkurt duke qëndruar në stol vetëm në 5 ndeshje: 2 fitore, 2 humbje dhe vetëm 1 barazim, por më sa duket humbja e fundit kundër Teutës me rezultatin 3-0 ka sjell dhe largimin e tij.
Klubi i Erzenit me anë të një njoftimi për mediat saktësoi se palët i dhanë fund me konsensus këtij bashkëpunimi. Nuk zgjati shumë për Bejzadën as kjo aventurë e dytë në futbollin shqiptar, ashtu siç ndodhi edhe kur ishte pjesë e Laçit. Fillimisht u fol se pasuesi i tij në krye të Erzenit do të ishte Mirel Josa, por i kontaktuar nga News24, tekniku kryeqytetas saktësoi se për momentin nuk ka asgjë konkrete.
E sigurt është që ndaj Vllaznisë, të mërkurën në “Loro Boriçi”, Erzenin do ta drejtojë Alflerd Delliallisi, trajneri që i drejtoi përpara Bejzades, aktualisht mban post drejtues në klub. Erzeni fitoi ndeshjen e parë 1-0 përballë Vllaznisë, por në “Loro Boriçi” do të kenë përballë ekipin e momentit.
()