Wed, Nov 27, 2024

“Irena Gjoka nuk është deportuar”, Policia Greke rrëzon akuzat e gazetës së Athinës: S’ka pasur ndalim të hyrjes për gjyqtaren e GJKKO

  • PublishedMarch 5, 2024

Gjyqtarja Irena Gjoka nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë masë deportimi ose penalizimi në territorin e Greqisë.

Kjo u konfirmua në mënyrë manuale, pra me hapjen e regjistrave manualë në Policisë së Greke në Kakavijë.

Pas interesimit të gazetarit , Artur Bibe, por edhe të mediave greke, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Greke verifikoi të gjithë sistemin elektronik, në të cilin janë të regjistruar personat me problemet ligjore në vend dhe rezultoi se zonja në fjalë me të gjitha emrat dhe mbiemrat e përmendur në shkrimin e një gazete greke, nuk rezulton të kishte ose të ketë një ndalim të hyrjes në Greqi.

Paskëtaj, dy oficerë të policisë kanë verifikuar gjithë regjistrat manualë të viteve të përmendura ne artikull dhe rezulton se në këto regjistra nuk ndodhen këta emra, pra nuk ka asnjë masë procedimi për personin në fjalë, deklaruan burimet me të cilat TCH komunikoi.


AlbaniaWeb.net