Gara elektorale/ Meta: Fitorja e Bashkisë dhe e Këshillit Bashkiak të Shkodrës do të jetë spektakolare!
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka deklaruar se Fitorja e Bashkisë dhe e Këshillit Bashkiak të Shkodrës do të jetë një fitore spektakolare.
Statusi:
Në 14 Maj, jam i sigurt se kryetari aktual dhe i ardhshëm i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia nuk do të jetë më i vetëm.
Do të ketë edhe shumicën dërrmuese të Këshillit Bashkiak për ta mbështetur në të gjitha projektet e tij për të ardhmen e Shkodrës dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve të Shkodrës.
Fitorja e Bashkisë dhe e Këshillit Bashkiak të Shkodrës do të jetë spektakolare.
BashkëFitojmë!
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–