“Gërdeci”/ Nis në GJKKO seanca për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu
Seanca e radhës për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu lidhur me tragjedinë e Gërdecit, mbahet këtë të mërkurë në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Seanca e kaluar, e mbajtur në 21 shkurt, u shty për shkak të mungesës së gjyqtares Irena Gjoka.
Mediu akuzohet për shpërdorim detyre nga SPAK në lidhje me tragjedinë e Gërdecit, ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve mbetën 26 të vrarë dhe qindra të plagosur.
Gjykata më herët i ka kërkuar policisë të njoftojë Mihal Deligjorgjin dhe Dritan Minxollin, të cilët kërkohen si dëshmitarë, por ende nuk janë gjetur adresat e tyre. Për herë të dytë ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, nën akuzë për shpërdorim detyre bëri apel që të mos heshtet dhe që dëshmitarët të vijnë në gjykatë të flasin.
AlbaniaWeb.net