Tue, Nov 26, 2024

Atentati në Lezhë/ 54-vjeçari la fëmijët në shkollë dhe shkoi drejt makinës, autorët e qëlluan me breshëri plumbash pasi ai i pikasi, dyshohet se…

  • PublishedMarch 6, 2024

Një konflikt i disa ditëve më parë dyshohet se u bë shkak i plagosjes me armë të 54-vjeçarit Agron Puka.

Burime për gazetaren Brixhilda Deda thonë autorët kanë qenë katër persona.

Pasi Puka ka lënë fëmijët në shkollë, është drejtuar në automjetin e tij, ku ka vënë re autorët, njëri prej të cilëve drejtonte mjetin. Tre të tjerët donin ta dhunonin fizikisht 54-vjeçarin, por ky i fundit ka hyrë në makinë për t’u larguar. Në atë moment, autorët kanë qëlluar me breshëri plumbash. Dyshohet se shoferi, që lëvizte me një mjet me xhama të zinj, ka lënë tre bashkëpunëtorët dhe është larguar në qendër të fshatit. Më pas, është kthyer për t’i marrë dhe janë larguar të katërt në drejtim në Shënkollit.

Ngjarja ndodhi përballë shkollës 9-vjeçare Marash Gjoni në Rrilë, duke rrezikuar nxënësit dhe mësuesit. Ndonëse mësimi nisi rregullisht, shumë prindër kanë ardhur për të marrë fëmijët e tyre.

Ndërkohë, i plagosuri është nisur drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet, për trajtim më të specializuar.


AlbaniaWeb.net