Wed, Nov 27, 2024

Dakota Johnson tregon si është të jesh njerka e dy adoleshentëve

  • PublishedMarch 6, 2024

Dakota Johnson në një intervistë të fundit për “Bustle” ka bërë një deklaratë të rrallë për fëmijët që partneri i saj, Chris Martin, ka pasur me ish-bashkëshorten e tij, Gwyneth Paltrow,19-vjeçarin Apple dhe 17-vjeçarin Moses.

Ylli 34-vjeçar i “Madame Web” është gjithmonë e kujdesshme për të mos ndarë shumë detaje të jetës së saj personale, por këtë herë ka bërë një përjashtim.

I dua këta fëmijë sikur jeta ime varet prej tyre”, tha Johnson në intervistë, duke shtuar: “Me gjithë zemër”.

Aktorja, vajza e Melanie Griffith dhe Don Johnson, dhe njerka e Antonio Banderas dhe Steven Bauer, ka gjashtë gjysëm motra dy nga ana e nënës së saj dhe katër nga ana e babait të saj.

“Motrat e mia nuk kanë lidhje gjaku me njëra-tjetrën, por e quajnë njëra-tjetrën “motër” dhe janë shoqe të ngushta. Të dy vëllezërit e mi më të mëdhenj nuk kanë lidhje gjaku. Por ata janë vëllezër. Sado e vështirë të jetë situata, edhe nëse dikush nuk flet me një tjetër ose dikush po divorcohet, ne jemi familje. Dhe ne do të vazhdojmë të jemi. Eshte reale. Dhe shumica prej nesh janë artistë. Edhe fëmijët janë jashtëzakonisht të talentuar. Pra, keni të bëni me njerëz të komplikuar”, tha ajo. 

Pavarësisht marrëdhënies së ngushtë me fëmijët e birësuar, ajo thotë se po planifikon të ketë dhe fëmijët e saj biologjikë.

“Unë jam e hapur për këtë. Kam arritur në një pikë ku dua të përjetoj gjithçka që jeta ka për të ofruar. Sidomos si grua”, tha ajo.