Shkolla 9-vjeçare “Skënder Libohova” në Lushnjë hap dyert, Rama: Këtë vit përfundojmë ndërtimin dhe rehabilitimin e 100 objekteve arsimore
Shkolla 9-vjeçare “Skënder Libohova” në Lushnjë hap dyert për 700 nxënës dhe mësues në prag të 7 marsit, Ditës së Mësuesit.
Shkolla është rindërtuar me standardet më të mira bashkëkohore, kapacitete të shtuara, bibliotekë, laboratorë të rinj e terrene sportive e moderne.
Kryeministri gjatë inspektimit përshëndeti edhe një grup nxënësish që po luanin basketboll, ndërsa nuk nguroi edhe të bënte kosh.
“Në këtë vit, përmes programit të rehabilitimit të shkollave dhe terreneve sportive, pushtetit vendor dhe së bashku me Programin e Rindërtimit, përfundojmë ndërtimin dhe rehabilitimin e 100 objekteve arsimore në të gjithë vendin”, thekson Rama krahas videos.
AlbaniaWeb.net