Thu, Nov 28, 2024

“Maestro dhe vëllai i vogël”, çfarë lidhje mes Asllanit dhe Calhanoglu-s, Inzaghi i beson sërish yllit kuqezi

  • PublishedMarch 7, 2024

Ndaj Geona-s ishte mbrëmja e tij, realizoi golin e parë me fanellën zikaltër, u vlerësua nga mediat si lojtari i ndeshjes, mori publikisht elozhet nga trajneri Inzaghi, por këto detaje nuk e shpërqendruan Kristjan Asllanin. Me përulësi dhe falënderues, Asllani nuk harroi mentorin e tij, Hakan Calanoglu, edhe një herë e falënderoi publikisht për ndihmën që i ka dhënë që nga momenti i parë kur zbarkoi në “Appiano Gentile”. Mes dy regjisorëve të Interit ka një “kimi” të jashtëzakonshëm, të dy lojtarët kanë krijuar një lidhje shumë të fortë. Hakan është një maestro për Asllanin, ndërsa mesfushori kuqezi një vëlla i vogël.

La Gazetaaaaaa
La Gazetaaaaaa

Me këto fjalë e nis La Gazzetta dello Sport, artikullin kushtuar kësaj dyshe. Asllani po rritet gjithnjë e më shumë, ndaj Geona-s ishte ndeshja e tretë radhazi që zbriti si titullar në Serie A, por Simone Inzaghi pritet t’i besoj sërish, këtë herë kundër Bologna-s. Sipas mediave italiane, pavarësisht se Calhanoglu është rikuperuar, Inzaghi pritet t’i besoj sërish Asllanit, kjo dhe për faktin që kërkon ta ketë turkun në kushte optimale për ndeshjen e kthimin kundër Atletico Madrid në Champions League.

Asllani
Asllani

Sipas të gjithë gjasave, Calhanoglu pritet të aktivizohet vetëm disa minuta në varësi se si do të shkoj ndeshja me Bologna-n. Nëse Inter po shkëlqen këtë sezon, edhe Asllani ka një pjesë të meritës, më në fund Calhanoglu ka pushuar i qetë, ndërsa ylli kuqezi ka qenë në lartësinë e duhur duke udhëhequr me personalitet dhe klas mesfushën zikaltër.

()

AlbaniaWeb.net