Sat, Nov 23, 2024

“Skënderbeu” i shek. XIX shqip, Malaj: Flitet për dasmën e motrës së Gjergj Kastriotit dhe përplasjen e princave Zaharia e Dukagjini për Irini Dushmanin

  • PublishedMay 11, 2023

Një studim për heroin kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastriotin- Skënderbeun i shek të XIX është botuar në shqip. Autori i saj, Julius Pisko, ka jetuar në vendin tonë si pjesë e konsullatës austro-hungareze në Shkodër si edhe në Janinë e Selanik.

“Pisko është një person që ka dhënë kontribut të dyfishtë në albanologji, në gjuhësi e histori. Nëse i referohem Fan Nolit, punimi i Piskos është punimi i parë shkencor për Skënderbeun në fundin e Shekullit të XIX. Ka të dhëna për luftrat e Skënderbeut dhe familjes fisnike. Pisko jep në libër edhe disa gjenealogji që kanë rëndësinë e vet për historinë mesjetare dhe fisnikërinë e kohës”, thotë Edmond Malaj, studiues dhe përkthyes i veprës.

Qasjet e Piskos mbi Skënderbeun, nuk ngjallin debat. Malaj flet për një qasje çmitizuese në kuptimin e bazës shkencore të librit por sjell detaje mbi mesjetën e familjet fisnike

“Informacione të reja aty ka, në lidhje me dasmën e motrës së Skënderbeut, ngatërresat e familjeve fisnike. Irini Dushmani ishte një vajzë e bukur dhe Lekë Dukagjini e Lekë Zaharia ngatërrohen për të së donin të martoheshin për të. Kjo ngatërresë çon në vrasjen e disa njerëzve brenda një dasme. Për këtë nuk shkruan Barleti, por Pisko e ka gjetur te (Giammaria) Biemi dhe Pisko bazohet te ky burim italian”, thotë Malaj.

Libri është përkthyer nga gjuha gjermane ndërsa botimi origjinal është shtypur në Vjenë. Një pjesë e dokumenteve të cituara i përkisnin arkivit jezuit të Shkodrës së kohës kur ai jetoi aty.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.