“Duje” elektrizon skenën e Eurovision, Albina dhe familja Kelmendi rrëmbejnë duartrokitjet e publikut në Liverpool (VIDEO)
“Duje” ka elektrizuar skenën e Eurovisionit mbrëmjen e sotme në natën e dytë të gjysmëfinaleve.
Në një performancë të kuruar deri në detaje, Albina dhe familja Kelmendi kanë performuar në kombinim me skenën gjigande të këtij kompeticionin në Liverpool.
Në fund të performancës ata kanë arritur të rrëmbejnë duartrokitjet e publikut në sallë.