Wed, Nov 27, 2024

Fabrika ruse sulmohet me dron, pamje nga momenti i shpërthimit

  • PublishedMarch 7, 2024

Një fabrikë ruse në veri të Moskës është goditur nga një sulm me dron, sipas guvernatorit lokal.

Georgy Filimonov tha se ishte goditur objekti, i operuar nga kompania e minierave të çelikut Severstal, në qytetin e Cherepovets.

“Nuk ka pasur viktima, kjo është gjëja kryesore”, pohoi Filimonov dhe shtoi se fabrika po vazhdonte të funksiononte normalisht dhe hetuesit kanë nisur punën e tyre, shkruan Skynews.

“Ne e mbajmë situatën nën kontroll që nga ora 05:40 dhe jemi në pritje të përfundimit të autoriteteve hetimore. Do t’ju mbaj të informuar”, shtoi ai.

Sot është raportuar edhe për një incident në Severstal, ku veç dëmeve materiale, nuk kishte viktima.


AlbaniaWeb.net