“Princin nuk e kam takuar prej tetë vitesh, në dasëm refuzova të shkoj”/ Ish-këshilltari mbretëror: Një ditë më parë, në telefon më tha se videon
“Ka lënë pronën dhe vetë është në një shtëpi me qira, është treguar deri në fund xhentëllmen, nuk e kam nxjerrë unë më ka thënë. Me Princ Lekën kam folur një ditë më parë, më tha që nuk e ka publikuar ai atë video. Unë me Princ Lekën kam mbi tetë vite që nuk jemi takuar, deri para se të martohej në disa evenimente, përshëndetjen kortezie. Kam refuzuar të shkoj në dasmë e tyre. Nuk do flas kurrë për atë gjë. Shqetësuese është se gati gati sikur kemi hedhur mish nën tufën e ujqërve. Gazti gati duket sikur njerëzit kënaqen me dhimbjen e tjetrit.
Dje dhe sot kam folur me princin, më ka marrë ai, sepse unë fola në një media dhe më mori ai. Unë mendoj që kur është një mik keq, sido që të jetë situata marrdhënënia mes nesh, duhet t’i dalësh krah. Mendoj që është detyra ime ti dal në krah sepse sot ai është vetëm. Ai nuk ka as nënën, as babin, asnjë të afër, ka vetëm një vajzë që që e sheh një herë në dy javë edhe atë në praninë e kujdestares”, tha Murat Basha.
AlbaniaWeb.net