Tue, Nov 26, 2024

VIDEO/ Gjashtë gola, Milan sheh nga faza tjetër e Europa League, një karton i kuq prish llogaritë e Slavias së Pragës

  • PublishedMarch 7, 2024

Milan ka siguruar një fitore të rëndësishme ndaj Slavias së Pragës me shifrat 4-2 në Milano, në aktin e parë të 1/8-ave të Europa League. Diuof la çekët me një lojtar më pak në minutën e 26-të, pas një ndërhyrje të ashpër. Në superioritet numerik, kuqezinjtë gjetën shpejt avantazhin, teksa Leao krosoi për Giroud, i cili nuk fali. Mysafirët vendosën ekuilibrat me një super-gol nga distanca të Doudera-s, por vetëm përkohësisht pasi Reijnders dhe Loftus Cheek ndezën festën vendase në fundin e fraksionit.

Ivan Schranz me një goditje të fortë çoi sferën pas shpinës së Maignan në të 66-tën, duke i bërë mjaft emocionuese minutat e mbetura. Slavia e Pragës mori zemër dhe fitoi centimetra në zonën e Milanit, por këta të fundit mbyllën një herë e mirë llogaritë e këtij takimit me golin e Leaos.

Një “betejë” e vërtetë ishte ajo e Europa-Park Stadion (Freiburg), ku takimi mes Freiburg dhe West Ham përfundoi 1-0.Marseille tregoi klasin në “Velodrome”, me një triumf 4-0 ndaj Villareal.

(VIDEO)

(J.S/)

AlbaniaWeb.net