Wed, Nov 27, 2024

Shtyhet seanca ndaj Berishës dhe Malltezit, Gjokutaj: Është depozituar akti i ekspertimit, duam të provojmë që procedura ka qenë në rregull

  • PublishedMarch 8, 2024

Avokati Genc Gjokutaj foli për mediat pas vendimit për shtyrjen e seancës të kërkesës së Berishës dhe Malltezit.

Ai tha se është depozituar akti i ekspertimit i cili provon se procedura ka qenë në rregull.

“Akti i ekspertimit shpjegon nga fillimi në fund të gjithë ecurinë të Jamarbër Malltezi, janë të shpjeguara në kohë të gjitha, të gjitha llogaritë, akti i ekspertimit është depozituar i jep përfundimisht përgjigje për Malltezin dhe më pas edhe bashkëpunimit siç pretendohet me zotin Berisha siç pretendon Spak. Kjo është një çështje sa absurde, absurdi o më shumë kohë për t’u shpjeguar. Duam të provojmë që procedura qenë në rregull, nuk ka elementë korruptiv, nuk ka asnjë element të krijojë dyshimin se kemi të bëjmë me elementë të këtyre veprave. Shtyrja ishte si rrjedhojë kërkesës sonë. GJJKO feston në ditë zyrtare jo në ditë festash”, tha avokati.

GJKKO vendosi të shtyjë seancën për Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin, të cilët kërkuan heqje të masës së sigurisë dhe gjyqi i radhës u vendos të mbahet të martën më 12 mars.

Avokatët thonë se nuk ka vepër penale dhe as rrezik, ndaj duhen zbutur masat ndaj tyre, ndërkohë ata kërkuan kohë të njihen me informacionin e SPAK.

Ata gjithashtu kërkuan sërish largimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja.


AlbaniaWeb.net