Sat, Nov 23, 2024

Zgjedhjet lokale/ Fëmijë të mitur shëtisin rrugëve të Kavajës me makinat e kandidatit të “PS” (VIDEO)

  • PublishedMay 12, 2023

“Bashkë Fitojmë” ka denoncuar dje një rast në Kavajë ku persona nën 18 vjeç lëvizin në qytet me makina me logon e kandidatit të PS në këtë bashki Redjan Krali.

Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, bëhet me dije se policia e këtij qyteti ka marrë urdhër që të mos ndalojë askënd prej tyre, urdhër ky sipas “BF” i patronazhistëve.

“BF” ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të autoriteteve.

Postimi i plotë:

15 vjeçaret me makinat e Partise Socialiste!
Ky eshte njeri prej rasteve me flagrante por jo i vetmi qe po ndodh prej ditesh ne qytetin e Kavajes. Femijet nen 18 vjeç, shtabi elektoral i Redjan Kralit i ka pajisur me makina te veshura me logot e tij te cilet levizin te pa shqetesuar pasi Policia e shtetit, e vene ne sherbim te plote te partise-shtet. Por jo vetem kaq, me dhjetra makina me xhama te zinj dhe targa te huaja qarkullojne ne qytetin e Kavajes prej ditesh tashme dhe Policia nuk ndalon askend prej tyre, pasi urdheri i patronazhisteve me uniforme eshte i prere: Te mos ndalohet asnje makine e PS!
Kerkojme menjehere reagimin e autoriteteve per te gjithe situaten e krijuar ne Kavaje me urdher te kryebashkiakut ne ikje Redjan Krali dhe Policia e shtetit te zbatoje detyrat e saj ligjore e jo politike. Kriminelet me xhama te zinj nuk do ndryshojne kurre vullnetin e Kavajes per te çmontuar banden ne pushtet dhe policine e krimit te vene ne sherbim te partise. Do t’ju demaskojme emer per emer dhe fytyre per fytyre.
14 maji, eshte fundi juaj!



(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.