Sun, Nov 24, 2024

Aksidenti me 1 të vdekur në Mjull Bathore/ Makina ishte në alert nga policia, u konstatua 2 herë më shpejtësi tej normave. Informacioni iu dërgua dhe ambasadës ruse

  • PublishedMay 12, 2023

Burime konfidenciale dhe te sigurta i thanë News24 se automjeti i ambasadës ruse që u përfshi në aksident, ka qenë i vendosur në alert nga shërbimet e komisariatit të policisë rrugore Tiranë, pasi më parë ky automjet është konstatuar rreth dy herë nga makina inteligjente nga radari me shpejtësi tej normave të lejuara (31 mars dhe 5 prill) dhe ka qenë po i njëjti shofer i cili po drejtonte automjetin edhe mbrëmë, pra ka qenë problematik.

Komisariati i policisë rrugore Tiranë ka ndjekur procedurat lidhur me këtë automjet dhe drejtuesin e saj, ku me anë të ministrisë së jashtme më parë i është dërguar informacioni i shoqëruar edhe me dokumentacionin përkatës ambasadës ruse se mjeti ka kryer disa shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Edhe në aksidentin mbrëmë dyshohet se prej shpejtësisë së lartë drejtuesi i mjetit 36-vjeçari rus S.M. ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.