Kate Middleton ndan me fansat foton e parë me fëmijët pas operacionit
Princesha e Uellsit ka shpërndarë një foto të re për Ditën e Nënës me fëmijët e saj dhe tregon se po shërohet nga operacioni.
Mamaja e tre fëmijëve Kate postoi një foto të saj ku është e rrethuar nga Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis. Fotoja e ëmbël u shkrep në Windsor në fillim të kësaj jave nga Princi i Uellsit.
Në shkrimin shoqërues, Kate falënderoi publikun për “urimet e tyre të mira dhe mbështetjen e vazhdueshme gjatë dy muajve të fundit” dhe u uroi të gjitha grave “Gëzuar Ditën e Nënës”. Mbreti postoi gjithashtu një foto prekëse të tij dhe nënës së tij, mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II, për të shënuar këtë rast.
Thank you for your kind wishes and continued support over the last two months.
Wishing everyone a Happy Mother’s Day. C
📸 The Prince of Wales, 2024 pic.twitter.com/6DywGBpLLQ
— The Prince and Princess of Wales (@KensingtonRoyal) March 10, 2024
Postimi vjen disa ditë pasi Kate u pa për herë të parë pas operacionit të rëndë, në një makinë që drejtohej nga mamaja e saj Carole Middleton. Ajo ishte shenja e parë që tregoi se mbretëresha e ardhshme po rikuperohet pas operacionit abdominal më 16 janar.