Tue, Nov 26, 2024

Kujdesi për shëndetin riprodhues, ambasadorja e Francës i bashkohet nismës për heqjen e tatimit për produktet higjienike për vajzat dhe gratë

  • PublishedMarch 10, 2024

Kujdesi shëndetsor në tërësi ndaj grave dhe vajzave dhe në veçanti kujdesi për shëndetin riprodhues dhe mirëqënien seksuale, si një proces jetik për gratë dhe vajzat, burrat dhe për mbarë shoqërinë në kushtet që ne ndodhemi, përbën prej viteve, një prej direktivave të BE, e cila është jetësuar në hapa konkrete në shumë vende europiane, me përjashtimin e produkteve higjenike për gratë dhe vajzat, nga barrierat tatimore, apo edhe dhënien e tyre falas.

Një eksperiencë të tillë, që fare mirë mund të shërbejë si shembull edhe për Shqipërinë, e ndau Ambasadorja e Frances, Catherine Suard, e cila e shoqeruar nga Drejtoresha e Qendres per Popullsi dhe Zhvillim, Elona Gjebrea, u takua në  një market të një lagjeje në Tiranë me disa vajza studente në Universitetin e Tiranes.
Biseda u perqendrua  tek produktet higjenike, peshën që kanë këto në buxhetet familiare, mundësinë e marrjes së tyre falas në ambientet publike, siç disa vende eupiane kanë, si dhe nevojen e të rinjve për informacion në fushën e shëndetit riprodhues, etj.
Teksa vajzat kishin përzgjedhur disa produkete, shpeshherë jo lehtësisht të përballueshme për buxhetin e tyre, Ambasadorja solli eksperiencen e Francës, ku keto produkte tatohen me një vlere TVSh prej 5.5%, rreth 4 herë më e vogel se në vendin tonë.
Mbështetja me produktet higjenike për gratë e vajzat, e cila rrit mundësinë e aksesit të tyre ndaj mbajtjes së higjenës, me ndikim të drejtëpërdrejtë në shëndetin seksual e riprodhues është e një rëndësie të veçantë dhe në favor, jo vetëm të tyre, por edhe më gjerë.
Gratë dhe vajzat, si kontribuese të rëndëdësishme në shoqëri, me rolin e tyre të pazëvendesueshëm në familje dhe mirërritjen e fëmijëve, meritojnë më të mirën në trajtimin shëndetsor tërësor, me focus të veçantë në shëndetin riprodhues.