Tue, Nov 26, 2024

Detaje të reja nga vrasja në Gjermani e boksierit shqiptar Besar Nimani

  • PublishedMarch 10, 2024

Mbrëmjen e djeshme në Gjermani është vrarë boksieri shqiptar Besar Nimani. 38-vjeçari është qëlluar sapo ka dalë nga një restorant ku ishte duke darkuar në Bielefeld, Gjermani.

Lajmin e trishtë e bëri të ditur vëllai i të ndjerit, Berat Nimani, përmes një postimi në rrjete sociale. Bëhet e ditur se krimi ndodhi rreth orës 18:00 në zonën e Obernstrasse pranë Klasingstrass.

Nimani dyshohet se u vra me gjashtë plumba dhe se të dyshuarit u larguan me skuter nga vendi i krimit. Nimani nuk është i panjohur për botën e krimit pasi edhe më herët, në vitin 2013 ka rënë pre e një sulmi të ngjashëm.

Nimani ishte plagosur njëherë në vitin 2013, ku ishte përfshirë në një shkëmbim zjarri, bëhej fjalë për betej për pushtet mes grupeve rivale në Bielefeld. Ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga autoritetet e Gjermanisë nëse kjo vrasje ka lidhje me plagosjen e vitit 2013.