Tue, Nov 26, 2024

“Transformimi i Shkodrës, më i mirë se i Korçës dhe Vlorës”/ Rama bast me shkodranët: Turistët për ski do sjellin më shumë fitime se plazhi

  • PublishedMarch 10, 2024

Kryesocialisti Edi Rama bashkë me drejtuesen politike të qarkut Shkodër Elisa Spiropali, analizuan monitorimin e performancws të organizatave të Partisë Socialiste në këtë qytet.

Kryeministri e quajti Shkodrën si një qytet që ka qenë peng i një krenarie të humbur, e tanimë, është kthyer në një destinacion të preferuar në Evropë.

“Partia Socialiste është e vetmja forcë politike e cila ka çdo premisë për ta çuar Shkodrën, por edhe vendin aty ku duhet. Rruga e zhvillimit që ka nisur, nuk do të ndalet”- tha Rama.

Basti Edi Ramës me shkodranët për ta transformuar qytetin e tyre akoma edhe më mirë krahasuar në transformimin e Korçës dhe Vlorës duket se, ka filluar të fitohet prej tij.

“Shkodra mund të bëhet dhe me ndihmën e zotit mund të bëhet modeli i një transformimi pozitiv dhe lokomotiva që do të tërheq gjithë veriun me vete. Lërë çfarë thonë disa që e keni lënë veriun pas dore. Ne kemi bërë investime në veri dhe po bëjmë investime që synojnë të zbulojnë malet. Sepse unë besoj fortë që ne na është krijuar një steriotip në kokë, plazhi, por ajrin më të pastër të industrisë së turizimin Shqipëria e ka në mal. Do të sjellim turistët që do të vijnë për ski, për masazhet e trupit etj dhe industria e turizmit në Shqipëri do të ketë fitime më shumë se ç’vijnë nga plazhi. Por kjo kërkon kohën e vetë”- tha Rama.

Në të dytën ditë të qëndrimit në Shkodër kryeministri Edi Rama ecën bashkërisht në këtë qytet me kryebashkiakun Benet Beci, për të parë zonat ku po ndërhyhet dhe do të zhvillohen, një sërë projektesh nga bashkia e këtij qyteti me mbështetjen e qeverisë.


AlbaniaWeb.net