Thu, Nov 28, 2024

Pak ditë pas skandalit në familjen Mbretërore, reagon Elia Zaharia

  • PublishedMarch 10, 2024

Pas skandalit në Oborrin Mbretëror, ku publikimi i videos së përleshjes fizike mes Princ Lekës dhe ish-bashkëshortes së tij, Elia Zaharia solli një tronditje në të gjithë Shqipërinë, një reagim ka ardhur pak momente më parë nga Elia, e cila falenderon të gjithë personat që e mbështetën përgjatë këtyre ditëve shqetësuese që ajo ka kaluar së bashku me familjen e saj.

Nëpërmjet një postimi në Instagramin e saj personal, Elia shkruan:

‘Miq dhe dashamirës, ndjej dhe dëshiroj të shpreh mirënjohjen time më të thellë për mbështetjen dhe kurajon që më keni dhënë përgjatë këtyre ditëve kaq shqetësuese për mua dhe familjen time!

U jam falenderuese të gjithë atyre që u ulën dhe më shkruan fjalë zemre, atyre që kuptuan dhe ndjenë dhimbjen time.

Artistë të shquar e të nderuar të vendit tim, nga brezat që na kanë bërë e vazhdojnë të na bëjnë krenarë e që janë një pasuri kombëtare, deri te brezat e rinj të artit dhe kulturës në vend, u bashkuan në një peticion sensibilizues në mbështetje të një dinjiteti njerëzor!

Ju jam përulësisht mirënjohëse, deri në lot! ‘