“Është marrëzi të përmendësh emrin tim, për shëndetin e nënës”/ Reagon ashpër menaxheri i Bardhit: Kush mundohet të përdorë këtë situatë për famë…
Menaxheri i Bardhit, Jetmir Aga ka reaguar ashpër në rrjete sociale pas aludimeve se sëmundja e nënës ishte një situatë e krijuar për të nxjerrë artistin nga Big Brother VIP.
Ai shkuan se është marrëzi të përmendet emri në këtë gjendje, kur bëhet fjalë për shëndetin e një njeriu të afërt.
Jetmir Aga vijoi më tej duke theksuar se kush do famë dhe po përdor këtë situatë, do ia japi, por për keq.
“Është marrëzi të përmendet emri im kur është pyetje shëndeti i nënës së tij. Njerëz të sëmurë psiqik, toksikë, të etur për famë e vëmendje për lajme. Famën ky (Bardhi) e ka marrë me punë, me këndë, me sjellje, jo me skandale. Po ju premtoj që kush mundet të përdorë këtë situatë kam për t’ia dhënë famën po për të keq”, shkuan ai në Insta Story.
Mbrëmjen e djeshme Bardhi morri vendimin për t’u larguar nga Big brother VIP për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të nënës së tij, ndërsa një reagim ka ardhur edhe nga të afërmit e artistit. Ka qenë motra e tij, Afërdita, e cila ka shprehur indinjimin për deklaratën e Sara Gjordenit.
Kjo e fundit gjatë prime-t të kaluar aludoi se kjo histori mund të ishte e sajuar nga palë të treta, për ta nxjerrë Bardhin nga shtëpia dhe se nuk janë dakord me lidhjen e tyre.
Njëkohësisht gjatë kësaj të diele ka reaguar edhe vetë Bardhi për herë të parë që pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP. Artisti ka publikuar një foto të nënës së tij, e cila ndodhet në spital, e rrethuar nga aparaturat mjekësore.
Por kjo foto është shoqëruar edhe me një shkrim, në të cilën ai sqaron se gjendja e saj është më e mirë. Ndër të tjera ai falënderon të gjithë ndjekësit për mbështetjen, ndërkohë u kërkon falje që doli para kohe nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
AlbaniaWeb.net