Fotot/ Yjet parakalojnë në tapetin e kuq të Oscars/ Stilistja: Veshje bazike e pa fabul! Krijuesja e modës: Gjëra të përsëritura
Yjet e Hollywood po parakalojnë në tapetin e kuq të edicionit të 96-të të çmimeve “Oscars”.
I gjithë eventi po transmetohet ekskluzivisht në AlbaniaWeb.net dhe Top Radio dhe po komentohet nga të ftuarit në studio. Sipas ekspertëve të modës, këtë vit në tapetin e kuq nuk po shikojmë veshje të veçanta.
Stilistja Anila Konomi u shpreh se “veshjet ishin bazike dhe nuk përcillnin mesazhe”.
“Bëjnë llogari stilistët dhe kompanitë, duke ia vënë veshjes një personi me karrierë dhe audiencë, veshjes i shtohet vlera. Është një 50/50. Baraspeshohet karakteri i personazhit dhe veshjen. Këtë vit, m’u duk e zbehtë, nuk kishte një metaforë apo gjetja veshja. Ishin veshje pothuajse bazike. Mbizotëronte e zeza, ishin të gjitha nuancat e rozës. Bizhutë ishin më mirë. Unë prisja më shumë. Nuk ka asnjë lloj tendence. Flet më tepër kompania si Versace, Armani, por s’ka fabul në veshje, as gjetje, nuk kanë guxuar. Mendoj se nuk janë për t’i marrë frymëzim. Thjesht përfaqësojnë emrin e kompanisë”.
Duke komentuar live look-un e Ema Stone, krijuesja e modës, Stela Sallaku tha se në tapetin e kuq po shohim veshje që i kemi parë edhe në vitet e mëparshme.
“Një fustan që e kemi parë edhe vitet e tjera. Është bust, me atë bishtin. Shoh gjëra të përsëritura, që i kemi parë edhe herë të tjera. Më duken bazike, por nuk janë të shëmtuara. Vitet e kaluara, ka pasur veshje edhe më të shëmtuara”.
AlbaniaWeb.net